Veturën e shtetasit të Shqipërisë e shiti në Rahovec për 600 euro, kush është 31-vjeçari që po kërkohet nga Policia
Një rast i pazakontë ndodhi në fshatin Xërxë të Rahovecit, ku një person shiti për 600 euro një veturë që s’ishte e tij. Pas mashtrimit që bëri, ai ia mbathi me paratë në xhep, ndërsa pronarit të biznesit i shkoi Policia në derë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se personi i dyshuar për shpërdorim të pasurisë së huaj është Aldi Rapi, 31-vjeçar.
Pasi njësitet policore kishin shkuar në hapësirat ku ndodhet biznesi që merret me shitblerje të veturave të përdorura, kishin konfiskuar veturën e cila rezultoi të jetë e një shtetasi të Republikës së Shqipërisë, K.S.
Me vendim të prokurorit kanë nisur hetimet lidhur me rastin, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata