Video e rrallë: Rugova e Demaçi duke festuar vitin e ri 1997
Bashkëpunëtori i afërt i Presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci ka postuar një video inçizim në profilin e tij zyrtar në Facebook për pritjen e vitit të ri 1997 të organizuar nga Presidenti Rugova ku shihen personalitete të shumta të skenës politike të viteve 90-ta.
Në video inçizim shihen Presidenti Rugova dhe veprimtari i çështjes kombëtare, Adem Demaçi duke ngritur dolli me rastin e vitit të ri 1997 së bashku me personalitet te jetës politike.
“Kujtesë institucionale!Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996 për institucionet e Kosovës! Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundvitit 1996”, ka shkruar Merovci.
Tutje Merovci ka listuar edhe mysafirët që ishin në këtë pritje të fundvitit.
Postimi i plotë:
Kujtesë institucionale!
Pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996 për institucionet e Kosovës!
Sot, 23 vjet më parë, Institucionet e Kosovës si: Partitë politike, Institucionet publike, shkencoro-arsimore, deputet të Kuvendit, trupat punuese të Parlamentit të Kosovës, përfaqësues të Zyrës amerikane në Prishtinë, etj, ishin të ftuara në pritje te Presidenti RUGOVA me rastin e festave të fundëvitit 1996!
Nga mysafirët e ftuar ishin: Adem DEMAQI, Mark KRASNIQI, Idriz AJETI, Fehmi AGANI, Hajrullah GORANI, Kaqusha JASHARI, Anton NOKA, Jusuf BAJRAKTARI, Abdullah VOKRRI, Luljeta PULA, Sabri HAMITI, Xhemail MUSTAFA, Ismail KASTRATI, Enver MALOKU, Alush GASHI, Ramush MAVRIQI, Milazim KRASNIQI, Adem GASHI, Rifat BLAKU, Pashkë STAKAJ, Esat STAVILECI, Behxhet SHALA, Gjergj DEDAJ, Mehmet HAJRIZI, Rexhep OSMNI, Gazmend PULA, Hydajet HYSENI, Ramë BUJA, Gjyljeta MUSHKOLAJ, Amer SHABANI, etj.
Në vijim ndiqni fjalën përshëndetëse të Dijetarit RUGOVA!
Video ekskluzive nga arkivi im, 31 dhjetor 1996!