Video prekëse: Koronavirusi nuk e ‘ndan’ mjeken nga bashkëshorti

Kjo video prekëse tregon momentin kur një mjeke niset në orën 3:00 të natës në shi për të trajtuar të prekurit nga koronavirusi. Mjekja pediatre nga Kina nuk shkon dot në shtëpinë e saj për shkak të frikës se mund të infektojë njerëzit.

Ajo punon gjithë kohës në një spital në Wuhan dhe natën kur mundet, kthehet në një dhomë hoteli. Mjekja nuk lëviz as me makinë nga frika e mundësisë së infektimit.

Pavarësisht kësaj, i shoqi e ndjek nga pas me makinë dhe e shoqëron kudo.

Doktoresha nuk e di që bashkëshorti i saj kujdeset në këtë mënyrë për të, duke e ndjekur me mjet çdo natë që të sigurohet se ajo është mirë. Videoja ka prekur zemrat e miliona njerëzve.