Vidhen 10 dyer te objekti i Pediatrisë së Vjetër
Një rast ka ndodhur në QKUK.
Siç merr vesh Gazeta Sinjali, hajnat ia kanë mësyrë edhe këtij institucioni dhe kanë arritur që të vjedhin 10 dyer te objekti i Pediatrisë së Vjetër.
Dëmi që dyshohet të jetë shkaktuar kap vlerën e rreth 8 mijë eurove dhe rasti është denoncuar nga menaxhmenti.
Burimet e njëjta thonë se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.