Një rast i vjedhjes ka ndodhur në një shtëpi të Prizrenit.
Sipas policisë, një person ka njoftuar se nga shtëpia e tij janë vjedhur para të gatshme si dhe gjëra të tjera me vlerë, raporton Gazeta e Prizrenit.
Nuk njoftohet për lokacionin ku ndodhi rasti.
Raporti i PK-së:
VJEDHJE E RËNDË
Prizren 26.12.2021. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe nga aty kanë vjedhur para të gatshme si dhe gjëra të tjera me vlerë. Njësiti policor është duke hetuar rastin. /GazetaePrizrenit.net/