21-05-2024

Vidhen stoli ari të kushtueshme  në një shtëpi të Suharekës

Një vjedhje në një shtëpi, të cilën policia e ka vlerësuar si të rëndë, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Suharekë.

“Viktima (K-Shqiptar) ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç’rast kanë vjedhur stoli ari me vlere të konsiderueshme”, thuhet në raportin e Policisë.

Lidhur me rastin njësitet policore janë duke kryer hetime.

Mbështetur në raportet policore kohët e fundit rastet e vjedhjeve nëpër shtëpi të Prizrenit e Suharekës janë shtuar. Në fokus të hajdutëve janë kryesisht stolitë e arit dhe paratë./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.