22-10-2021

Vizitorët e huaj përqendrohen më shumë në Prishtinë dhe Prizren

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i vizitorëve në hotelet në Kosovë ishte 68. 609, prej tyre 36.45% vendorë dhe 63.55% të huaj, ndërsa numri i bujtjeve ishte 109.631, prej tyre 35.16% nga vendorët dhe 64.84% nga të huajt, ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

Në raportin e publikuar mbi statistikat e hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2018 të ASK-së thuhet se numrin më të madh të vizitorëve dhe netqëndrimeve të tyre e ka rajoni i Prishtinës me 25.422 vizitorë dhe 38.679 netqëndrime.

Pjesë e anketës kanë qenë 187 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e tyre gjenden në rajonin e Prishtinës, pasuar nga Peja, Prizreni, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 11.25%.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë dhe Prizren, ndërsa numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga Shqipëria, Gjermania, SHBA./k.net

Asnjë koment

Comments are closed.