25-11-2024

Vjedhje masive sonte në Gjonaj të Hasit, raportohet për thyerjen e rreth 10 shtëpive

Disa raste të vjedhjeve është raportuar të kenë ndodhur,  në mbrëmje rreth orës 19:00 në fshatin Gjonaj të Hasit, përcjell Gazeta e Prizrenit.

“Janë bër shumë vjedhje, ndërsa ku janë thyer rreth 10 shtëpi nga disa persona të pa njohur. Ju lutem të keni kujdes”, njoftoi faqja “Hasi official”, së bashku me një video-incizim të postuar.

Në Gjonaj vitet e fundit kanë ndodhur edhe disa raste të tjera të vjedhjeve nëpër shtëpi, kryesisht në shtëpi të mërgimtarëve që ndodhen jashtë si dhe gjatë orëve të natës. /Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.