Vjedhje në Malishevë
Një person është arrestuar vjedhje në Malishevë. Sipas policisë, vjedhja është kryer në një veturë me 01.07.2019, rreth orës 15:45.
“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për shkak se kishte vjedhur nga vetura e viktimës mashkull K/Shqiptar një portofol me disa dokumente”, thuhet në raportin e policisë.
I njëjti dyshohet se ka kryer disa raste të vjedhjeve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./GazetaePrizrenit.net