Një person është arrestuar në Prizren për shkak të vjedhjes.
Sipas policisë, rasti i vjedhjes ka ndodhur në rrugën “Flamuri” me 13.05.2020, derisa arrestimi ka është bërë dje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ankuesit mashkull kosovar i kishte vjedhur portofolin me para të gatshme”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /GazetaePrizrenit.net /