Policia ka njoftuar për arrestimin e dy “hajdutëve” në Prizren.
Ata janë kapur në vendin e ngjarjes, rreth orës 02:00, shkruan Gazeta e Prizrenit.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë hasur duke kryer vjedhje në një lokal. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një veturë si provë materiale”, thuhet në raportin e PK-së.
Lexo edhe :
A po shpërndanë mjegull kryetari Haskuka?!
Policia nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth identitetit të dyshuarve e as lokacionit ku ndodhi rasti.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje./GazetaePrizrenit.net
Lexo edhe:
Pamje nga aksidenti fatal afër Piranës ku vdiq një dhe u lënduan tre persona