Vjedhje në Suharekë, “hajduti” hyn derisa personat ishin në lokal
Një rast i vjedhjes është raportuar në Suharekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas policisë që veprën e ka cilësuar si vjedhje e rëndë, dy persona kanë njoftuar se përderisa ishin në lokal i dyshuari mashkull kosovar u kishte vjedhur para.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, pasditen e të mërkurës.
I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net