23-04-2024

Vjedhje në Suharekë, “hajduti” hyn derisa personat ishin në lokal

Një rast i vjedhjes është raportuar në Suharekë, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë që veprën e ka cilësuar si vjedhje e rëndë, dy persona kanë njoftuar se përderisa ishin në lokal i dyshuari mashkull kosovar u kishte vjedhur para.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, pasditen e  të mërkurës.

I dyshuari gjendet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.