27-11-2024

Vjen reagimi i mbrojtjes së Gucatit pas Aktgjykimit të Speciales

Mbrojtja e Hysni Gucatit e ka quajtur Aktgjykimin e sotëm të Speciales si të gabuar dhe kanë paralajmëruar se të njëjtin do ta apelojnë.

Në një deklaratë për media të ekipit mbrojtës të ish-kreut të OVL-UÇK-së thuhet se dënimi i shqiptuar është përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara dhe se do të ushtrojnë ankesë kundër dënimit.

“Ekipi i mbrojtjes i z.Gucati, e ndan mendimin se aktgjykimi i sotshëm është i gabuar dhe ne do ta apelojmë që ta përmbysim atë. Për më tepër, ne e ndajmë mendimin se dënimi i shqiptuar është dukshëm i tepërt dhe përtej ndonjë dënimi të shqiptuar më përpara në ndonjë tjetër rast të krahasueshë. Ne poashtu do të ushtrojmë ankesë kundër dënimit”, thuhet në deklaratë.

Mbrojtja e Gucatit poashtu deklaron se aktgjykimi fajësues me gjasë do ta lë në burg Gucatin derisa prokuroria të mbyll rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në Dhomat e Specializuara.

“Në varësi të këtyre ankesave, pasoja e aktgjykimit fajësues dhe e dënimit të shqiptuar është se z. Gucati me gjasë do të ngelet në burg derisa prokuroria të mbyllë rastet e tyre për të gjitha aktakuzat tjera aktualisht në dhomat e specializuara. Është aksiomatike që dënimi duhet të jetë proporcional me sjelljen e të akuzuarit dhe të mos llogaritet me referenca të orareve të rasteve tjera. Trupi gjykues deklaroi se vendimi i tyre është vendim i popullit të Kosovës. Populli i Kosovës e di se ku qëndron e vërteta. Populli i Kosovës e njeh historinë e vet. Ne nuk do të lejojmë që të rishkruhet historia. Aktgjykimi i sotëm nuk është fillimi i fundit-ky është vetën fundi i një fillimi”, thuhet në deklaratën e ekipit mbrojtës të Gucatit.

Dy ish-drejtuesit e veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë dënuar me nga 4 vjet e gjysmë burg nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara. Ata ndodhen në Hagë nga shtatori 2020. Kjo kohë do të llogaritet si pjesë e Aktgjykimit dënues prej katër vjet e gjysmë burg. / Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.