Vlej do milionë p* ti as ni trohë”/ Fero rrahu brutalisht një 19-vjeçar, në Polici rrëfeu se kënga e Unikkatilit e provokoi

Reperi Feronit Shabani, i njohur si Fero ka përfunduar në ndalim policor pas publikimit të pamjeve ku shihej duke rrahur brutalisht një person në një veturë në rrugën “Mulla Idrizi” në Gjilan. Shteti u aktivizua dhe pas një dite arrestoi Feron, ndaj të cilit kanë nisur hetimet për veprën penale “Sulm”. Këtë herë gjithë sherri plasi për këngën e reperit tjetër, Unikkatilit, “Po eci”, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se në bazë të deklaratës së Feros të dhënë para hetuesve policorë, kjo këngë që u lëshua me zë të lartë në veturën ku ndodhej viktima ishte arsyeja e sulmit, meqë ai ndihej i provokuar.

Sinjali mëson se personi që u sulmua nga reperi është një 19-vjeçar, i cili ndodhej bashkë me shokun e tij në veturën që e kishin marrë me qira. Të dy janë intervistuar në Polici, njëri si viktimë e tjetri si dëshmitar.

Por cila është kjo këngë që e bëri Feron të eskalojë?

Vargjet e këngës “Po eci” të Unikkatilit, që është përfolur si disss ndaj Feros, gjë të cilën e ka pranuar edhe ky i fundit siç duket e kanë bërë atë të hidhej në sulm në pikë të ditës, duke sulmuar fizikisht të riun.

“Mu picamen? s’je n’veti jo
Qato nuk kom fol se shihet me kohë
Vlej do milionë p*dh ti as ni trohë
Ça merr n’koncert ti unë lypsav i dho
T’kalumen tone e sheh si behone
E do me ma ngjit mu, qy sa i q*mnone,
Ngushllime për trillime qe i bone,
Kokaina ta ka mbush kryt kërrnome” 
.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan njoftoi se Fero është ndaluar për 48 orë. 

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës -Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtit edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit, dhe pas intervistimit të tyre me vendim të prokurorit të shtetit , është ndaluar për 48-orë i pandehuri F.SH, me dyshimin e bazuar se i njëjti më datë 24.07.2022, ora 17h, ka kryer veprën penale, Sulm nga neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.