25-04-2024

Vojelbollistet nga Malisheva  sot në finale me ekipin nga Bosnja (video)

Kosova, sot do të luaj në finale kundër vajzave nga Bosna e Hercegovina, në Kampionatin Ballkanik në volejboll për vajza U-15,  që po mbahet në Shkup të Maqedonisë transmeton “gazetaeprizrenit.net”

 

Në orën 18:00 ekipi i vajzave nga shkolla “17 shkurti” e Malishevës do t’i kryqëzoi shtizat me volejbollistet boshnjake, në luftë për fitore.

 

“JEMI NË FINALE. JEMI NË FINALE TË KAMPIONATIT BALLKANIK”, kanë shkruar pas gëzimit, pjesëmarrësit e ekipit kosovar, në “facebook”.

Ndërkaq, ndjekës të tyre në rrjetet sociale kanë kërkuar fitoren e kosovareve. “Këto vajza na bene krenare, këtë sukses ja dedikojmë legjendës se futbollit shqiptare, Fadil Vokrri”, ka shkruar njëri.

Vajzat nga Malisheva deri në finale kanë ardhur pasi kanë fituar disa lojë, ndër të cilat edhe kundër Malit të Zi, me rezultat 2 me 1.

 

Pos Maqedonisë nikoqire, pjesëmarrëse në këtë kampionat janë edhe  Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, etj.  /gazetaeprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.