16-04-2024

Vriten dy shqiptarë në Itali e dy të tjerë plagosen rëndë

Dy shqiptarë kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur në Itali pas të shtënave me armë që ndodhen brenda një lokali në qendër të Frosinone.

Sipas mediave vendase, shqiptarët ende të paidentifikuar, u vranë me armë zjarri në hyrje të barit pas një konflikti mes dy grupesh. Dy të plagosurit janë transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë edhe oficerët e Skuadrës Fluturuese. Sipas hetuesve, një grup klientësh me origjinë shqiptare kanë qenë të pranishëm në lokal dhe janë përplasur me dy persona që kanë mbërritur me një makinë.

 

Pas një shkëmbimi të ashpër, një burrë nxori një armë dhe qëlloi drejt grupit, duke goditur katër prej të pranishmëve.

Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones.

Ndërkohë, autorët e të shtënave që dyshohet se janë marokenë kanë braktisur makinën dhe janë larguar në këmbë, ndërsa policia ka nisur hetimet./TCh/

 

Asnjë koment

Comments are closed.