Ylli mposht Trepçën në “Minatori”
Golden Eagle Ylli ka mposhtur Trepçën në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Superligën e Kosovës.
Ndeshja e zhvilluar sonte në palestrën sportive “Minatori” ishte tejet interesante dhe dramatike, me fituesin që u vendos pas vazhdimit të par .
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 61:61, me Yllin që në fund iu gëzua fitores me rezultatin 68:71.
Henrik Sirko me 18 pikë dhe Chris Harris me 12 sosh, ishin dy basketbollistët më meritorë në fitoren e therandasve.
Më i dalluari te mitrovicasit ishte Mikaile Tmusic me 18 pikë.
Për Yllin ishte kjo fitorja e tretë në këtë sezon, krahas katër humbjeve – kurse, për Trepçën ishte humbja e dytë, krahas pesë fitoreve.
Trepça në xhiron e ardhshme e pret Istogun, kurse Ylli luan në udhëtim ndaj Bashkimit. /Gazeta Express/