Zafir Berisha: Haskuka mbi 10 herë është gjunjëzuar para meje e Nismës
Ka vazhduar sulmi verbal ndaj njëri tjetrit mes kryetarit të Nismës në Prizren, Zafir Berisha, dhe kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ditë më parë Berisha në një emision në Klan Kosova kishte thënë se shumë shpejt do ta zëvendësojë Haskukën në pozitën e kryetarit, ndërsa ky i fundit si kundër reagim po në këtë televizion ka thënë se Nisma nuk ka çka të kërkojë në zgjedhjet e ardhshme lokale pasi është parë fuqia e saj politike në zgjedhjet e 2017.
Por, Berisha se ka lënë me kaq, duke ju përgjigjur edhe njëherë Haskukës, i cili ka thënë se vet Haskuka mbi dhjetë herë ka kërkuar mbështetjen e tij për tu bërë Kryetar i Prizrenit.
“Duhet me qenë i poshtër dhe i pafytyrë si soji i Mytës, për me qenë injorant dhe mosmirnjohës si ai mbrëm në TvKlan!
Mbi 10 herë ai me Jeton Jagxhiun ka ardhur dhe është gjynjëzuar para meje dhe Nismës për ta mbështetur, kur të tjerët as që pranonin ta takonin sepse e kishin ditur më mirë se unë se ky njeri se meriton as kafe me pi e jo për ta mbështetur për kryetar të Prizrenit.
Dikur edhe PDK mendonte si ky injorant, por ku është sot ajo? Nuk është largë koha kur edhe ky ka me pasur fatin e tyre!”, ka thënë Berisha.