Zgjerimi i rrugës për Suharekë, në Shirokë është në përfundim
Me afrimin e kohës për kthimin e mërgimtarëve për pushime, dhe krijimin e kushteve sa më të mira për të shmangur vonesat në rrugë, pritet edhe finalizimi i projektit të zgjerimit të rrugës kryesore të hyrje-daljes për Suharekë, nga drejtimi i Shirokës, transmeton “gazetaeprizrenit.net.
Për shkak të rritjes së fluksit të automjeteve, problematike ka qenë sidomos rruga e Shirokës e cila gati tri vjet i ka shqetësuar qytetarët, dhe bizneset përreth rrugës.
Në një njoftim të komunës së Suharekës, thuhet se kryetari i Bali Muharremaj, ka dhënë një kontribut të madh që kjo rrugë të përfundojë para se të vijnë mërgimtarët, prandaj së shpejti ajo do të jetë e përfunduar.
Në këtë konktekt kryetari në rrjetet sociale ka shkruar: “Rruga e Shirokës thuajse po përfundon. Mërgimtarët do ta kenë shumë më lehtë qarkullimin. Obligimi ynë është mirëqenia e qytetarëve. Vazhdojmë me punë dhe projekte tjera.”