24-04-2024

Zhduket një person në Prizren

Një person në Prizren ka raportuar për zhdukjen e djalit të tij, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti është paraqitur dje në rrugën “Tirana”.

Referuar njoftimit, viktima kosovar ka dalë nga shtëpia me qëllim për të blerë gjëra- furnizim për shtëpi, por prej asaj kohe më nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Nuk jepen hollësi rreth identitetit dhe moshës së tij.

Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.