Zidane largohet nga Real Madridi
Zinedine Zidane në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka njoftuar për largimin nga posti i trajnerit të Real Madridit.
Në konferencë ka thënë se është koha e duhur për t’u larguar nga klubi spanjoll që ia ka lënë derën e hapur për rikthim.
Francezi u emërua trajner i Realit në vitin 2016 pas shkarkimit të Rafa Benitezit.
Ai u bë trajneri i parë në histori që fiton Ligën e Kampionëve tre herë me radhë dhe me të njëjtin klub./koha.net/