Zvicra jashtë Botërorit, Suedia në çerekfinale
Zvicra e shqiptarëve i ka dhënë lamtumirën Botërorit të Rusisë, duke mos arritur të kalojë Suedinë, e cila shkon në çerekfinale pas një goli të shënuar nga talenti i tyre Forsberg.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, me një lojë thuajse të barabartë dhe me nga një rast të pastër për shënim për të dyja kombëtaret.
Ndërkohë, në pjesën e dytë Zvicra luajti më mirë, por pavarësisht kësaj ishte Suedia ajo që arriti të shënonte.
Forsberg u bë heroi i suedezëve duke shënuar në minutën e 66, fal edhe një devijimi nga mbrojtësi Akanji.
Tashmë, Suedia do të duhet të presë sfidën e mbrëmjes mes Kolumbisë dhe Anglisë për të mësuar kundërshtarin e çerekfinales./TCH/