19-04-2024

Zyra e Kryeministrit do ta çojë Thaçin në Komision të Venecias për çështjen e mandatarit

Për hapat që ndërmori Presidenti Thaçi, duke e mandatuar LDK’në për ta formuar Qeverina e re, Zyra e Kurtit thotë se do ta çojnë edhe në Komisionine Venecias.

Zyra e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ka thënë për Gazetën Express se po e shqyrtojnë që përveç në Gjykatë Kushtetuese, për veprimet e Presidentin Hashim Thaçi, pas rrëzimit të Qeverisë, do t’i drejtohen Komisionin të Venecias.

 

“Përpos Gjykatës Kushtetuese, në lidhje me raportin dhe rolin e presidentit në procesin e formimit të Qeverisë do t’i drejtohemi edhe Komisionit të Venecias. Jemi duke shqyrtuar format se si dhe kohën se kur një gjë e tillë mund të ndodhë”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

 

Presidenti Hashim Thaci javën e kaluar, pas një takimi me përfaqësuesit e të gjitha partive, ia ka dhënë mandatin për formimin e Qeverisë, partisë së dytë LDK’së.

Kjo pasi Thaçi konsideroi se Lëvizja Vetëvendosje nuk i është përgjigjur kërkesës së tij për t’ia dërguar emrin e mandatarit, si parti fituese.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që është zyrtare e lartë në LVV, i ka kërkuar sot Presidentin që ta bëjë publike shkresën përmes së cilës ia ka dhënë mandatin LDK’së.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, sidomos vet gazetarët, se letrat e shkresat për këto tema drejtuar LVV dhe Kryeministrit Kurti, më parë dilnin në media se sa mbërrinin në zyrat tona. Çka u bë tash? Pse nuk e publikojnë këtë shkresë? Pse ky terr informativ? Pse kjo mungesë absolute e transparencës?”, ka shkruar ajo.

LDK ka zgjedhur Avdullah Hotin kandidat për kryeministër dhe synon ta formojë Qeverinë e re me AAK’në, Nismën, ARK’në dhe pakicat.

Asnjë koment

Comments are closed.