25-11-2024

Zyrtare, tërmeti që u ndie edhe në Prizren kishte epiqendrën në Mostar (Bosnjë)

Tërmeti që tronditi sonte Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Malin e Zi, e po ashtu u ndje dhe në disa zona të Greqisë, e kishte epiqendrën në Bosnjë Hercegovinë.

Ai është ndier fort edhe në Prizren me rajon, raporton Gazeta e Prizrenit.

Tërmeti u duk të ishte i gjatë në kohë, për rreth 10 deri 15 sekonda. Disa thanë se tërmeti zgjati edhe më shumë sekonda.

Noa.al duke iu referuar Institutit Shqiptar të Gjeoshkencave, ka raportuar se tërmeti në orën 23:07:49′ ishte 5.7 ballë të shkallës Rihter dhe me intensitet makrosizmik 4 ballë të shkallës Merkali.

Ai kishte epiqendër në Mostar dhe thellësinë e kishte vetëm pesë kilometra.

Epiqendra e tërmetit ishte 202 kilometra larg Tiranës, raporton Gazeta e Prizrenit.

E plotësuar:

RAPORT I RRJETIT SIZMOLOGJIK TË KOSOVËS, SHËRBIMI GJEOLOGJIK I KOSOVËS, MINISTRIA E EKONOMISË

Prishtinë, 22.04.2022 – Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike,

Më datë 22.04.2022

N’ora 23 : 07 sipas kohës lokale,

Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter,

Përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit

Thellësia hipoqendrore ishte 10 km

Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat:

Latituda        43.05 N

Longitude  18.21 E

Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Ministria e Ekonomisë   Rrjeti Sizmik, SHGJK

Asnjë koment

Comments are closed.