Zyrtari i lartë serb, Drashkoviç: Masakrën në kafenenë “Panda” në Pejë e kreu sigurimi serb
Më 18 janar 2014 në një intervistë për gazetën “Kurir” ish zëvendës-kryeministri jugosllav Vuk Drashkoviç, largoi tymnajën që sillej rreth shqiptarëve dhe përmendi emra konkretë të sigurimit serb si organizatorë të vrasjeve të shumta në Kosovë, përfshirë edhe vrasjen në kafenenë “Panda”.
Ky i merrte urdhrat nga Radomir Marković. U vendos që Shërbimi i Sigurisë Shtetërore të kryente një varg sulmesh terroriste të cilat duhej t’i visheshin UÇK-së. Qëllimi I këtyre sulmeve ishte që UÇK-ja të paraqitej në sytë e bashkësisë ndërkombëtare si organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, përmes këtyre aksioneve do t’u jepej zjarr ndjenjave antishqiptare në Kosovë dhe në tërë Serbinë.
Në funksion të kësaj strategjie, Sigurimi Shtetëror i Serbisë, me në krye Radomir Marković-in, me ndihmën e Milorad Ulemek-Legija-s, më 14 dhjetor 1998 kreu masakrën kundër gjashtë djelmoshave serbë në kafenenë “Panda” në Pejë”, – deklaronte Vuk Drashkoviç./Top Channel