21-11-2024

Xhuljo Mehmeti i bashkohet zyrtarisht Lirisë

Njoftimi nga KF Liria e Prizrenit:

FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Xhuljo Mehmeti është transferi i radhës për sezonin 2024/25! Xhuljo, një mesfushor ofensiv me përvojë të gjatë në futbollin shqiptar, do të përforcojë ekipin tonë dhe do të sjellë një shtesë të rëndësishme në formacionin tonë.

Mehmeti ka një karrierë të gjatë në Shqipëri, ku së fundi paraqitej për klubin e Kastriotit. Ai ka luajtur gjithashtu për klubet si Erzeni dhe Kamza, duke treguar aftësi të shkëlqyera në mesfushë dhe një përkushtim të madh ndaj lojës.

Mirë se vjen, Xhuljo! Jemi të entuziazmuar që të kemi në ekip dhe presim me padurim të shohim kontributin tënd në fushë.

Lexo edhe:

Çka tregoi në praktikë proklamata “Menaxher me diplomë nga Obama” në Prizren? – 1

Asnjë koment

Comments are closed.