29-04-2024

111 të prekur me koronavirus në Infektive , 4 në gjendje kritike

111 të sëmurë me COVID-19 mbesin të shtrirë në Klinikën Infektive të enjten, 4 prej të cilëve në gjendje kritike.

QKUK-ja, përmes një njoftimi po ashtu ka bërë të ditur se të marten, nga Klinika Infektive janë liruar pesë persona, të cilët ndonëse pozitivë në COVID-19, janë në gjendje stabile. Ata do të vetëizolohen në shtëpi.

“Në klinikën Infektive, QKUK, sot me 01/07/2020, gjinden të hospitalizuar 111 raste të sëmurë me Covid 19. Gjithsej 61 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 6 raste; 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respirator”, shkruhet në njoftim.

Numri i rasteve në Kosovë ka shkuar në 2878. Në Kosovë janë 51 të vdekur, që kanë pasur sëmundje shoqëruese. Të shëruar deri më tani janë 1577 persona, ndërsa raste aktive mbesin 1250.

Asnjë koment

Comments are closed.