03-05-2024

Nesër mbyllet për qarkullim rruga Prizren-Prevallë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, njofton se sot, me qëllim të parandalimit dhe evitimit të rrezikut që paraqet rruga Prizren-Prevallë pasi ditë më parë kishte shembje të dheut dhe pjesës së murit mbajtës, në kilometrin e 15-të të kësaj rruge në afërsi të fshatit ,Gornje sello, me ç’rast kryeprokurori i Prizrenit, Admir Shala së bashku me drejtorin e policisë rajonale, kolonel Faton Alija si dhe përfaqësuesit e njësisë së trafikut rrugor të policisë dhe përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës së bashku më Inspektorët Rajonal të rrugëve, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të inspektuar dëmtimet të cilat janë bërë në këtë rrugë si dhe të merren masat e menjëhershme që ky problem që konsiderohet emergjent të sanohet dhe të kërkohet përgjegjësi nga organet kompetente.

Sipas zyrës për informim pran DRP-së qëllimi i këtij inspektimi ishte shikimi i punimeve në atë zone, informimi për veprimet e ndërmarra nga organi kompetent në këtë rast ministria e infrastrukturës dhe parandalimi dhe mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve.

Pas vizitës dhe inspektimit nga përfaqësuesit kompetent është marre vendim që të ndalohen për qarkullim në këtë zone për te gjitha automjetet nga data 02 korrik 2020 deri në një vendim tjetër, si dhe është kërkuar nga përgjegjësit të ndërmerren masa tëmenjëhershme për të evituar rrezikun që paraqitet në këtë lokacion.

“Policia me njësitë e komunikacionit rrugor do te bëjë bllokimin dhe ndalimin e të gjitha automjeteve që udhëtojnë në rrugën Prizren-Prevallë, dhe njëherit apelojmë të të gjithë qytetarët që dëshirojnë ta shfrytëzojnë këtë rruge të jenë në dijeni se në kilometrin e 15-të të rrugës Prizren-Prevallë ne këtë lokacion ka shembje të rrugës që paraqet rrezik për kalimtarët dhe se rruga do të jete e bllokuar nga data 02 korrik 2020”, thuhet në komunikatë./ GazetaePrizrenit.net /

Asnjë koment

Comments are closed.