12 prefektë nga Shqipëria qëndrojnë në Prizren, për shënimin e LSHP-së
Atmosfera për kremtimin e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, veç ka nisur në qytetin që tashmë edhe zyrtarisht ka marrë epitetin Kryeqyteti historik i Kosovës.
Dy ditë para, mbajtjes së manifestimit qendror, 10 qershorit, në Prizren në kuadër të kremtes do të qëndrojnë 12 prefektë nga Shqipëria.
Këshilltarja e Kryetarit të Komunës për komunikim dhe informim, Besama Hoxha konfirmoi se ata do të mirëpriten nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
“Takimi do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më pas bashkërisht do të vizitohet Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe disa objekte të tjera të qytetit të ndërtuara në shek XVI”, ka thënë ajo./gazetaeprizrenit/