FC Liria merr vendim për trajnerin Munishi
Liria, pas ndryshimeve në kryesi, ka nisur punën për sezonin e ri.
FC Liria vazhdon rrugëtimin me Ismet Munishin edhe për 3 vite.
FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se trajneri Ismet Munishi do të vazhdojë të udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme.
Ky është një nga hapat e parë në vazhdimin e rrugëtimit të ri të klubit, i ndërtuar mbi stabilitet, besim dhe një vizion afatgjatë. Besimi i klubit në punën, përvojën dhe profesionalizmin e trajnerit mbetet i palëkundur, duke e konsideruar atë një figurë kyçe në ndërtimin e ekipit.

Së bashku do të punohet për krijimin e një skuadre konkurruese, me identitet të qartë dhe ambicie të mëdha, me synimin për ta rikthyer FC Lirinë aty ku e ka vendin.
Klubi i uron trajnerit Ismet Munishit shumë suksese dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultate që do t’i gëzojnë të gjithë tifozët bardhezi./IndeksOnline/
