31-05-2026

180 km/h në mes të Prishtinës, kapet shoferi dhe gjobitet e dërgohet në gjykatë

Policia e Kosovës, përmes njësive të Trafikut të Kryeqytetit, ka ndëshkuar një shofer i cili është kapur duke qarkulluar me shpejtësi ekstreme në një zonë urbane.

Sipas njoftimit zyrtar, shoferi është evidentuar duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 180 km/h, në një segment rrugor ku kufizimi i lejuar është 50 km/h.

Për shkeljen e rëndë të rregullave të komunikacionit, ndaj tij është shqiptuar gjobë në përputhje me legjislacionin në fuqi, ndërsa rasti do të procedohet edhe në gjykatë për shqyrtim të mëtejshëm.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë dhe parandalimin e aksidenteve.

Asnjë koment

Comments are closed.