31-05-2026

Malisheva i shkakton humbje kampionit, bëhet nënkampion dhe në UEFA Conference League!

Drita ka regjistruar tashmë tri humbje radhazi, fillimisht ndaj Dukagjinit, më pas ndaj Gjilanit dhe së fundi kundër Malishevës.

Në ndeshjen e fundit, edhe pse Drita shkoi në pushim me epërsi 2:0, në fund u përmbys nga Malisheva, duke pësuar humbje me rezultat 3:2.

Në pjesën e parë, gjilanasit u treguan më konkretë dhe arritën të krijojnë avantazh të dyfishtë me golat e Mike Arthurit dhe Oniks Grezdës, në një formacion ku trajneri Ramadani kishte bërë disa ndryshime dhe kishte aktivizuar edhe futbollistë të rinj nga akademia.

Megjithatë, pjesa e dytë i takoi plotësisht Malishevës, e cila arriti të reagojë fuqishëm dhe të shënojë tre herë, duke përmbysur rezultatin dhe duke siguruar tri pikë të rëndësishme.

Me këtë fitore dhe me humbjen e Ballkanit, Malisheva e ka siguruar përfundimisht vendin e dytë në tabelë me 59 pikë.

Ndërkohë, Drita, pavarësisht formës së dobët në xhirot e fundit, e mbyll sezonin si kampione me 66 pikë të grumbulluara./KK

Asnjë koment

Comments are closed.