31-05-2026

Prizren: Në Bunarfest sfidohet rrjedha e Lumbardhit mes mbeturinave dhe pengesave

Sot në Prizren po mbahet edicioni i radhës i Bunarfestit, një nga aktivitetet më të njohura verore në qytet, që mbledh dhjetëra pjesëmarrës dhe vizitorë përgjatë lumit Lumbardh.

Video të siguruara nga lexuesit e Sinjalit tregojnë qytetarë duke marrë pjesë në sfidën tradicionale të lëshimit me goma në lumë.

Nga pamjet vërehet se në disa pjesë të Lumbardhit ka mbeturina, degë, copa druri dhe pengesa të tjera, të cilat mund të paraqesin rrezik për garuesit gjatë zhvillimit të aktivitetit.


Pamjet kanë nxitur reagime dhe shqetësime te qytetarët, të cilët kërkojnë më shumë kujdes për pastrimin dhe sigurinë e lumit para organizimit të aktiviteteve të tilla.

BUNARFEST 2026 | Edicioni 22 | FITUESIT

1. Kron Balidemaj 🥇
2. Dona Bytyqi 🥈
3. Mohul Varma 🥉

Asnjë koment

Comments are closed.