24-11-2024

20 vjet nga Beteja e Vrrinit

Sot u mbushën 20 vjet nga Beteja e Vrrinit,  njëra ndër më të lavdishmet e UÇK-së.

Beteja e shtatorit në Vrri, e vitit 1998 është e beteja e parë shqiptare  kundër forcave të armikut në shekullin XX në rajonin e Prizrenit. Forcat e UÇK-së në këtë betejë u komanduan nga Komandant Drini, që udhëhoqi Brigadën 125 të UÇK-së, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Në përvjetorin e parë të shënuar në vitin 1999, menjëherë pas çlirimit, Komandant Drini, në një manifestim në Vrri kujtoi : “Në këtë kohë në Vrri ishin 630 ushtarë të UÇK-së të armatosur me armatim të lehtë. Kishim hapur 7 kilometra istikame në tërë zonën e lirë. Njësitet më të afërta të UÇK-së ishin në largësi prej 20 kilometrash , distancë kjo shumë e largët për të na ardhur në ndihmë në rast nevoje”.

Përkujtohet beteja e Vërrinit

Ai ka thënë se në mbledhjen e Shtabit të Brigadës 125 të UÇK-së, të datës 28. 8. 1998 u aprovua plani luftarak, i cili parashihte pranimin e luftës nga UÇK, rezistenca me potencialin ekzistues luftarak dhe mbrojtja e popullatës civile të zonës.

Me 31 gusht 1998 forcat serbe përforcuan rrethimin e zonës. Rruga Prizren-Zhur, ajo te Laku i Billushës dhe lagja Tusus u përforcuan me njësi të blinduara. Në këto luftime forcat e armikut përbëheshin nga një brigadë e përforcuar me një njësi speciale të policisë dhe mercenarë. Sulmi aktiv i armikut ishte në fshatrat: Lez, Jeshkovë dhe Leskovec, ndërsa në fshatrat tjera të Vrrinit, sulmi ishte pasiv.

Rezultate imazhesh për beteja lez

Luftëtarët e UÇK-së e pranuan luftën dhe për 24 orë qëndruan në istikamet e tyre duke penguar përparimin e forcave të armikut në drejtim të zonës së lirë. Armiku bombardonte tërë ditën nga largësia. Forcat e UÇK-së nuk kanë qenë në gjendje të bëjnë luftë në distance të largëta, për shkak të mungesës së armatimit të rëndë.

Evakuimi i popullatës sikurse edhe i spitalit ushtarak është bërë në mënyrë të organizuar. Po ashtu është bërë edhe tërheqja e dokumentacionit nga selia e Shtabit, në mënyrë që të mos binte në duart e armikut.

Në këtë betejë ranë luftëtarët më të mirë të UÇK-së, gjaku i  të cilëve u bë themel për lirinë dhe shtetin e Kosovës:

Asnjë koment

Comments are closed.