19-04-2024

20 vjet nga rënia e dëshmorit Sinan Thaçi nga Përdrinia

Sot mbushen 20 vjet kur në altarin e lirisë ra dëshmori Sinan Thaçi nga fshati Zojz i Përdrinisë.

Ai u lind me 10.01.1962. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje, kurse të mesmen nuk arriti ta mbaroi shkaku i kushteve ekonomike. Sinani që në vitet e rinisë frymëzohet me ndjenjën e patriotizmit se si duhet mbrojtur atdheu, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ishte pjesëmarrës i lëvizjeve për t’i dalë zot atdheut. Në vitet 88/89 ishte pjesëmarrës i protestave gjithëpopullore në mbrojtje të heqjes së autonomisë nga regjimi serb. Nga ajo kohë, Sinani nuk ndalet duke vepruar për të drejtat dhe avancimin e shqiptarëve në Kosovë.

Në kohën e rezistencës së armatosur, më 1998 fillimisht kyçet në shtabin lokal në fshat. Ishte kryefamiljar dhe për këtë shokët e shtabit lokal e sugjeronin që të jete me afër familjes, por Sinani ishte këmbëngulës në vendimin e tij për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Pas ofensivës së 26 marsit 1999, në rajonin e Përdrinisë,  Sinani bashkë me disa shokë të fshatit nisen në drejtim të Retisë për t’iu bashkuar  Brigades 125, por pas luftimesh të ashpra mes pjesëtareve të UÇK-së dhe forcave serbo-çetnike nuk arrin, por e ndihmojnë nga anash,  prej fshatit Medvec.

Me 28.03.1999 Sinani dhe disa shokë bien në pritë dhe pas një shkëmbimi të zjarrit me forcave serbo-sllave arrin të tërhiqen në drejtim të Mamushës. Pas dëbimit masiv të popullatës nga ky fshat me disa shokë arrin të largohen në Shqipëri, ku angazhohet në mobilizimin e përgjithshëm të udhëhequr nga Ruzhdi Saramati.

Ai i bashkohet Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke shkuar në vijat e frontit në Koshare. Pas luftërave të ashpra, shkon në përforcim  të shokëve tek vendi “Rrasa e zogut”. Me 14 prill emërohet komandant togu dhe në një lufte të ashpër mes UÇK-së dhe forcat  serbo-çetnike, që zgjatën disa ditë. Me 29 prill 1999 bie në fushën  e nderit për të mos vdekur kurrë.

Ai varroset në varrezat e Bajram Currit, ndërsa më pas me të gjithë dëshmorët  rivarroset në Koshare.

Në nderim të veprës së tij, shkolla e vendlindjes me krenari mban emrin “Sinan Thaçi”. Për dëshmorin janë thurur edhe këngë.

Me rastin e përvjetorit, sot në orën 11 mbahet tubim përkujtimor në fshatin Zojz. /GazetaePrizrenit.net/ /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.