5 aktakuza kundër 11 personave në Prizren

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza kundër 84 personave, për vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 7 persona për 58 orë, si dhe janë bërë kërkesa për caktimin e paraburgimit të 5 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lexo Edhe:

Ku mbeti premtimi i kryetarit Haskuka për zhbllokimin e rrugës transitore?

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë 5 aktakuza kundër 11 personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).