13-05-2024

5 nga 82 rastet e sotme me Covid-19 janë nga Prizreni

Sot, më 19 qershor 2020, në IKSHPK janë testuar gjithsej 456 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 82 raste.

Në rastet e reja bëjnë pjesë edhe të infektuar nga komuna e Prizrenit me 5 raste, ndërsa me nga një rast janë Mamusha dhe Rahoveci, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo ndërkaq është dita e katërt radhazi që në Prizren paraqiten raste të vazhdueshme të reja me koronavirus.

Shifrat megjithatë kanë shkuar në ulje. Katër ditë më parë janë regjistruar 18 rast nga komuna e Prizrenit, që tashmë ka pesë të vdekur të infektuar,  që nga nga fillimi i pandemisë.

Rastet tjera pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 41, komuna e Gjakovës 14 raste, komuna e Vushtrrisë 7 raste, komuna e Ferizajit 3 raste, komuna e Vitisë 3 raste, komuna e Podujevës 2 raste, komuna e Fushë Kosovës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Klinë, Lipjan, Obiliq.

Sot janë shëruar 7 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 980 raste.

Në javën e fundit kemi shfaqje të rasteve pozitive në mesin e punëtorëve të organizatave si: Posta e Kosovës, KEK, KEDS, Galeri e arteve, institucione bankare, shëndetësore, agjensione, kompani tregëtare dhe biznese private.

Nga data 08 shkurt deri më 19 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 20.662 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.998 raste, me gjithsej 34 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 19 qershor 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 8.680.002 raste të COVID-19 dhe 458.852 raste të vdekjes. /GazetaePrizrenit.net /

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.