14-05-2024

Baldedaj: Rokada e Haskukës për emërimin e drejtorit për Inspekorate Thaçit, në postin e mirëqenies dështim i radhës  

Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Ilir Baldedaj ka bërë të kuptohet se kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka tashmë ka bërë ka bërë realitet rokadën e përfolur në kabinetin e tij, pasi ka emëruar në pozitën e drejtorit për Mirëqenie dhe Punë Sociale, Islam Thaçin, drejtor të deritashëm për Inspektorate, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në fakt, portali “Gazeta e Prizrenit”  ka shkruar se Haskuka në fillim të kësaj jave ka paralajmëruar zyrtarizimin e  disa emrave të drejtorëve të rinj,  në kuadër të lëvizjes së këshilltarëve të tij të cilat i kishte paraqitur sa i përket ndryshimeve në kabinetin e tij.

Përkundër paralajmërimeve në mediat lokale, Haskuka këtë javë nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për emrat e këshilltarëve që do t’i bëjë pjesë e kabinetit.

Ndërkaq, Islam Thaçi do ta plotësojë postin e lënë bosh pas largimit të Fejzë Kabashit, kur Haskuka prishi koalicionin me LDK-në.  Do theksuar se Thaçi ka aktakuzë të ngritur nga Prokuroria në Prizren.

“Gazeta e Prizrenit”  shkruan se emërimi i Thaçit në postin e ri, lë boshllëk në postin e tij të deritashëm, Megjithatë njoftim zyrtar nuk ka, as për pasardhësin e Thaçit,  e që sipas burimeve të besueshme ende nuk është gjetur dikush i gatshëm të marrë detyrën e kryeinspektorit,  pozitë të cilën së paku tashmë një drejtor e ka refuzuar.

Baldedajn i AAK-së këtë potez të Haskukës e ka vlerësuar si një dështim,  pasi “njeriun që dështoi në Inspektorate e ka dërguar në drejtorinë që duhet të përkujdeset për rastet sociale”.

Postimi i plotë i Baldedajt në facebook:

“Personin, i cili Komunës së Prizrenit i shkaktoi humbje miliona euroshe nga mjetet e taskapaguesve Mytaher Haskuka e paska emëru drejtor të Mirëqenies Sociale…

Njeriun që dështoi në drejtorinë e Inspeksionit Mytaher Haskuka po e dërgon në drejtorinë që duhet të përkujdeset për rastet sociale.

Kushdo që nuk ishte me VV-në, ky ish drejtor i isnpektoratit ia dërgoi eskavatorët…ndërsa në detyrën e re, drejtori i vjetër, me pako ushqimore do t’i “shpërblejë” të gjithë aktivistët e VV-së…

Mytaher Haskuka dështimet e vjetra po i mbulon me dështime të reja…”,  pashkruar ai.

Lexo edhe :

Prizren: Kush pritet të largohet e kush do të bëhet pjesë e kabinetit të Haskukës?

Asnjë koment

Comments are closed.