27-07-2024

5 vjeçarja nga Hasi i Prizrenit nuk dëgjon e as nuk flet, kërkon ndihmën tuaj për shërim në Turqi

Aurona Smajlaj nga  fshati Romaj i Prizrenit tash e tre javë ndodhet në Turqi, kjo me shpresen se atje do të gjejë shërim.

Aurona e vogël ende nuk e thotë as edhe një fjalë të vetme, nuk dëgjon dhe disa hapa i bën por me vëshrirësi.

Ajo vuan nga asthma, RPM, bronchopneonomia, incipiente dhe tonsilloadenoiditis hypertrophica.

E gjendjen e saj me shumë dhimbje po e kalon familja e saj, shkruan Indeksonline.

5 vjeçarja nga Hasi i Prizrenit ka nevojë për ndihmë financiare, për kurimin e sëmundjeve asaj i janë kërkuar 21 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e saj.

“Vajza i ka 5 vite, për cdo ditë i përkeqësohet gjendja shumë. Gjatë frymarrjes nuk dëgjon,  nuk fol, bllokohet çdo ditë e më shumë frymë nuk mundet me marr hiç përmes hundëve,  frymë merr vetëm përmes gojës edhe ato duke u ngulfatur dhe pastaj bllokohet totalisht”, tregon nëna e saj Sose Smajlaj në një bisedë për Indeksonline.

Një ndihmë sado e vogël nga ana e juaj, për familjen e 5 vjeçares do të vlejë shumë! /Indeksonline/

Nr. Xhirollogarisë: XK051502050002340247

Tel viber: 044 526 332

Asnjë koment

Comments are closed.