70 mijë euro ka paguar MASHT për blerjen e maskave për nxënësit kosovarë
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka siguruar maskat mbrojtëse për të gjithë nxënësit e Republikës së Kosovës.
Për kontraten “Procedurë e negociuar për blerjen e maskave mbrojtëse për nxënësit e Republikës së Kosovës në kushte pandemie”, janë ndarë 70 mijë euro.
Lexo Edhe:
A do të miratohet sot buxheti i Prizrenit 2021 nga Kuvendi i Prizrenit?
Bazuar në kontraten e publikuar nga Prokurimi, kontrata ka kushtuar 70 mijë euro.
Tutje, bëhet me dije se tenderi i është dhënë operatorit ekonomik “Yoobopo” Sh.P.K, dhe se kohëzgjatja e tenderit është bërë për 12 muaj.
Vlen të përmendim faktin se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shënuar 54 raste të reja me Covid19./GE