23-11-2024

A do t’i përgjigjet LDK ftesës së AAK-së për koordinim opozitar?

Shkaku i mungesës së numrave të nevojshëm nga pushteti, kanë dështuar dy mbledhje të njëpasnjëshme të organit më të lartë lokal, Kuvendit Komunal të Prizrenit.

Ndaj situatës së re të krijuar, AAK në Prizren i ftoi subjektet politike në takime për koordinim të veprimeve opozitare në kuadër të KK-së, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Driton Selmanaj, kryetar i degës së LDK-së në Prizren, që përbën forcën e dytë opozitare, për nga numri i asambleistëve, tha se LDK është e angazhuar ta ushtrojë rolin e saj të fuqishëm opozitar dhe në këtë funksion të ketë bashkëpunim dhe kordinim me të gjithë ata që e kanë këtë qëllim.

“LDK, gjithmonë është e gatshme dhe e hapur për bashkëpunim për ndaljen e keqerverisjes se z. Totaj dhe PDK-së dhe mbrojtjen e interesit publik në qytetin e Prizrenit”, tha ai për Gazetën e Prizrenit, duke theksuar se në këtë kontekst,  zyrtar i këtij subjekti, Haziz Hodaj do të takohet me kreun e degës së AAK-së.

Edhe Artan Arbashi, kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren e ka  konfirmuar pjesëmarrjen në takim me AAK-në.

Lexo edhe:

Prizren: Vetëvendosje përkrah nismën e AAK-së për koordinim

Asnjë koment

Comments are closed.