24-11-2024

A është emëruar drejtori i ri për Gjeodezi dhe Kadastër në Prizren?

Sektori për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Prizrenit me gjasë tashmë ka drejtor të ri.

Për këtë pozitë po lakohet emri i Nita Shalës, shkruan portali “Gazeta e Prizrenit”,  por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Posti i drejtorit për GJK,  ka mbetur i zbrazët prej disa ditësh.

Mund të jetë një imazh i teksti

Në fund të qershorit, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, njoftoi  se Kelmendi, e cila ushtronte detyrën e drejtoreshës së Gjeodezisë dhe Kadastrit, është emëruar në një detyrë të re në kuadër të qeverisjes qendrore.

Që nga qeverisja e Haskukës, prej 3 vjet e gjysmë, në njërin nga sektorët më të rëndësishëm komunal, përfshirë edhe Shalën janë emëruar katër drejtorë, njëri prej të cilëve, Refik Shaqiri nga partia e komunitetit boshnjak NDS, është tërhequr pas ngritjes së aktakuzës për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar”, shkruan sot GazetaePrizrenit.net./

Asnjë koment

Comments are closed.