10-12-2024

A u pendua aktorja e njohur turke Meryem (Hyrrem) pas operacioneve plastike? (foto)

Meryem Uzerli do të kthehet në gjendjen e saj natyrale.

Pas shumë sulmeve që ka marrë jo vetëm nga fansat e saj në rrjetet sociale, por edhe nga producentët e njohur që i kanë propozuar role të reja, aktorja është penduar për ndërhyrjet e fundit.

34-vjeçarja, pak kohë më parë ndërhyri në fytyrë, në mollëza, në sy dhe në buzë, por nga transformimi, me sa duket, nuk mbeti e kënaqur, aq më tepër që ndjekësit nisën sulmet edhe në rrjet.

Së fundmi, edhe një producent i njohur që ka bashkëpunuar me të, e ka paralajmëruar ta kthejë fytyrën në gjendjen e saj natyrale: “Je bërë për të ardhur keq, ktheje veten në gjendje normale.”

Kështu, aktorja ka vendosur të kthehet në normalitet, madje, siç shkruajnë mediat turke, Meryem Uzerli, këto ditë do të jetë në Stamboll për të takuar mjekun i cili do të ndërhyjë për t’ia kthyer fytyrën në gjendje natyrale.

Dy vitet e fundit, ndryshimet kanë qenë të dukshme te Hyrrem.

Në fillim, një lifting, pastaj një ndërhyrje në buzë, në mollëza, derisa gjendja u bë dukshëm e transformuar./zeri.info/

Asnjë koment

Comments are closed.