05-10-2024

AAK dorëzon kërkesën për mbledhje të jashtëzakonshme të KK-së

Përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dorëzuan kërkesën përmes të cilës kërkohet mbledhje e jashtëzakonshme, pas anulimit të festivalit “Zambaku i Prizrenit” nga Drejtoria për Kulturë në Prizren.

Sipas përfaqësuesve të grupit të asamblistëve të AAK-së kërkesa për seancë të jashtëzakonshëm është mbështetur nga 16 kuvendarë.

“Në bazë të nenit 44, Pika 1 dhe Pika 2 e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, si dhe nenit 30 të Statutit të Komunës së Prizrenit, me iniciativën e Grupit Parlamentar të AAK-së dhe përmes nënshkrimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kërkojmë nga kryesuesi ta thërrasë mbledhjen e jashtëzakonshme me këtë rend dite: “Debat për mos mbajtjen e Festivalit “Zambaku i Prizrenit””, thuhet në komunikatën e AAK-së në Prizren.

Në anën tjetër, kryesuesi i Kuvendit të Komunës (KK) së Prizrenit, Artan Abrashi ka thënë se është i gatshëm ta thërras mbledhjen e jashtëzakonshme të këtij organi konform rregullores,  në rast se këtë e kërkon opozita,  duke ofruar  nënshkrimet përkatëse. /GazetaePrizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.