07-10-2024

AAK në Prizren: Koalicioni qeverisës është pajtuar për drejtorët e shkollave

Dega e AAK-së në Prizren, subjekt ky në opozitë, përmes një reagimi shprehet se zhvillimet tregojnë se edhe në konkursin e përsëritur, drejtorë të shkollave do të zgjidhen militantët e subjektet politike, pjesë e qeverisjes lokale të Prizrenit.

 

Në vazhdim reagimi i plotë i botuar edhe në ueb-faqen zyrtare të degës së AAK-së.

 

“Mbajeni në mend, edhe në përsëritjen e konkursit, drejtorë të shkollave do të zgjidhen militantët e Nismës-VV-LDK-së. Arsyeja e anulimit të konkursit për drejtor të shkollave ishte politikë ashtu siç ishte edhe zgjedhja e drejtorëve, tërësisht politike.

 

Realisht anulimi I konkursit ndodhi për arsye të kërcënimit të LDK-së për dalje nga koalicioni (sepse nuk u zgjodhën militantët e LDK-së), dhe pakënaqësive të Vetëvendosjes për emëroren e zgjedhur, sepse nuk u zgjodh J.S. por u zgjodh M.E. etj etj.

 

Sot kryetari i Komunës dhe drejtori i Arsimit dolën në një konferencë për media dhe mënyra se si u zhvillua konferenca për shtyp lë dyshime të bazuara se ata kanë “arritur marrëveshjen” për ndarje më të drejtë të kulaqit.

Drejtori i DKA-së, Skender Susuri as nuk i bëri publik emrat e atyre që nuk arritën t’i punësojnë të afërmit e tyre dhe as nuk u ankua në instancat më të larta, për ta mbrojtur punën e tij dhe të komisionit. U dorëzua…

 

AI u pajtua që në raundin tjetër ndarja të jetë “më e drejtë” në raport me partnerët e koalicionit.

Burime brenda qeverisë flasin për arritje të marrëveshjes dhe tashmë dihen emrat e drejtorëve të shkollave që do të zgjidhen, sepse emërorja është përcaktuar nga partnerët e koalicionit.

Emrat dihen ende pa u shpallur konkursi.

 

Drejtorët e shkollave do të jenë militant të partive politike të koalicionit. Do të ketë edhe të tillë, që në rrethana të reja, që të vazhdojnë të jenë edhe më tej drejtor kanë ndërruar ngjyrën partiake.

Jemi këtu dhe do të jemi dëshmitarë, të zgjedhjes së drejtorëve politikë sipas kulaçit të ndarë tashmë” përfundon reagimi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.