Abrashi: Jo të gjithë janë në hall – djali i kryetarit Totaj u punësua në Gjykatën e Prizrenit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, njëherësh deputeti Artan Abrashi, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, duke publikuar një dokument që, sipas tij, tregon se Adonis Totaj, djali i kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, renditet i pari në listën e kandidatëve të përzgjedhur në një konkurs për punësim në Gjykatën Themelore në Prizren.
Postimi i Abrashit:
Prizreni po fundoset në borxhe, projektet po dështojnë një nga një, ndërsa komuna mezi merr frymë.
Ama, jo të gjithë janë në hall.
Urime krerëve të komunës për hapjen e bizneseve të tyre private këto ditë! Ju shkoftë puna mbarë. Urime edhe për punësimin e familjarëve. Në fund të fundit, bile dikujt kjo qeverisje po i sjellka bereqet.
Për qytetarët mbesin borxhet. Për pushtetarët, bizneset dhe punësimet. Secili me “fitimet” e veta.
https://www.facebook.com/share/p/1GY5jf9Lt7/
