Sot, rreth orës 05:30, në rrugën “Ismail Kryeziu” në Arbanë të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin ka pësuar me jetë një këmbësore e vitlindjes 1961, transmeton IndeksOnline
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pompës së karburanteve “SHELL”.
Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete.
Burime të portalit “Gazeta e Prizrenit” bëjnë me dije se viktima është R. Elshani.
Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit dhe me urdhër të tij trupi i pajetë është përcjell për autopsi ndërsa ngasësi i automjetit është arrestuar dhe ndaluar për procedura të më tejme.
P. S Foto nga arkivi
Lexo edhe: