24-07-2026

Aksident i rëndë në Carralevë, përfshihen tre kamionë dhe një veturë (Video)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në Carralevë, ku janë përfshirë tre kamionë dhe një veturë, transmeton IndeksOnline.

Si pasojë e përplasjes, janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në automjetet e përfshira, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e personave të aksidentuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e policisë së trafikut, të cilat po merren me hetimin e rrethanave të aksidentit dhe menaxhimin e qarkullimit.

 

Asnjë koment

Comments are closed.