Aksident trafiku në Prizren

jë aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur pasditen e sotme në Prizren.

Lexues të IndeksOnline kanë dërguar foto nga ky aksident ku shihet motoçikleta e rrëzuar në rrugë, afër qendrës tregtare “Abi Çarshija”.

 

 

Në vendin e aksidentit është shfaqur menjëherë policia rrugore e cila është marrë me shikimin e vendit të ngjarjes.

Nuk është raportuar për të lënduar.